Mucunski: LSDM nuk janë të sinqertë për të pranuar rezolutën, po bëjnë obstruksione

Shkup, 14 korrik – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski mbrëmë në një intervistë për “Republika”, ka folur rreth rezolutës së parashtruar dhe hezitimit nga LSDM për ta pranuar ashtu siç është, edhe pse në fillim pati paralajmërime se do të pranohet edhe nga LSDM-ja.

 

Siç shprehet Mucunski, kjo rezolutë është në përputhje me qëndrimet e ASHAM dhe Universitetit Kiril dhe Metodi dhe është dokument që mbështetet në fundament shkencor nga dy institucione kulminante, informon Zhurnal.

Dokumenti sipas tij, konfirmon se për disa çështje siç janë historia, gjuha dhe çështje tjera identitare, asnjë politikan nuk ka mandat të negociojë për këto gjëra.

“Një kohë të gjatë ka sjellje jodemokratike në Kuvend nga ana e shumicës parlamentare. Kryetari Xhaferi po e interpreton kushtetutën dhe rregulloren ashtu siç dëshiron. Nëse qëllimet e shumicës janë të mbështesin rezolutë të tillë, mund të vijë në rend dite deri në fund të muajit. Ka kohë, por ka gjasa të shohim përsëri një qasje pafytyrësie në politikën e jashtme, gjegjësisht deklarativisht të thonë se ne qëndrojmë pas këtij teksti, por në praktikë duke shfrytëzuar metoda të tilla procedurale të pengojnë sjelljen e saj. LSDM është parti që shpesh i ndryshon qëndrimet dhe gjithçka që kanë thënë se nuk do ta bëjnë e kanë bërë dhe anasjelltas, kështu që mua nuk më habitë ky qëndrim i tyre. Veprat, gjegjësisht ajo që po e bëjnë në Parlament dëshmon se nuk janë të sinqertë në qëllimin për të mbështetur një rezolutë të tillë”, thotë Mucunski.///Zhurnal.mk

Related posts

ASH-AAA: S’kemi koalicion me VMRO-në, dalim vetë në zgjedhje

D V

Hoxha realizon takim me prodhuesit e grurit

R Zh

Aksident i rëndë në Shkup, një i vdekur dhe dy të lënduar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com