Mucunski me ftesë të Blinkenit mori pjesë në Konferencën e koalicionit global për luftë kundër ISIS-it

nga Xh M

Shkup, 30 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, me ftesë të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antoni Blinken, sot në Uashington mori pjesë në Konferencën e koalicionit global për luftë kundër ISIS-it.

Siç bënë të ditur nga MPJ-ja, ministri Mucunski në fjalimin e tij është përqendruar në rolin e vendit në luftën kundër ISIS-it dhe terrorizmit në korniza globale.

“Për një fitore të plotë mbi ISIS-in, i cili është qëllimi i vetëm i këtij Koalicioni nevojiten përpjekje të koordinuara dhe gjithëpërfshirëse, si shtet jemi plotësisht të përkushtuar në luftën kundër ISIS-it dhe në mënyrë aktive marrim pjesë në përpjekjet e Koalicionit”, theksoi Mucunski.

Në kuadër të Konferencës, e cila mbahet në nivel ministror, ​​pjesëmarrësit biseduan për opsionet e mundshme dhe tranzicionin e operacioneve ushtarake të Koalicionit, për kërcënimet dhe sfidat e vazhdueshme, si dhe e rikonfirmuan rëndësinë e intensifikimit të përpjekjeve civile dhe çështjen e riatdhesimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More