Mucunski nga Prilepi: E kemi për detyrë t’i respektojmë veprat heroike të mbrojtësve dhe të sigurojmë të ardhme të qetë dhe stabile për qytetarët

nga D V

Shkup, 8 gusht – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së jashtme, Timço Mucunski sot në përmendoren “Karpallak” në Prilep vendposi kurorë me lule të freskëta, në kujtim të dhjetë pjesëtarëve të armatës së vendit të cilët në vitin 2001 e humbën jetën afër vendit Karpallak në rrugën Shkup – Tetovë.

Në fjalim, Mucunski theksoi se “sakrifica e heronjve nga Karpallaku është përkujtues i fuqishëm për t’i mbajtur dhe t’u mbetemi besnikë ndaj këtyre vlerave”.

Porositi edhe se sakrifica e tyre “na përkujton se çdoherë duhet të mbetemi të matur në sjelljen e vendimeve, që askush sërish të mos përjetojë fat të ngjashëm”.

Potencoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë “me përkushtim të plotë ndaj mbështetjes së mbrojtësve dhe familjeve të tyre”.

“Do të angazhohemi për projekte dhe masa konkrete të cilat do të sigurojnë mbështetje dhe kujdes për ata të cilët dhanë gjithçka”, theksoi Mucunski në fjalimin para përmendores “Karpallak” në Prilep.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More