Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mucunski: Nuk është korrekte të bllokohet pakoja ekonomike për qytetarë pa nënshtetësi

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Edhe më tej në Kuvend nuk po arrihet një akord i përbashkët mes partive politike rreth zhbllokimit të mundshëm të punës së Parlamentit.

Nga VMRO-DPMNE bëjnë apel deri tek opozita shqiptare që të zhbllokojnë punën e Kuvendit dhe të tërheqin amandamentet e dorëzuara qëllimisht. Nga kjo parti, konsiderojnë se është e pakuptimt të bllokohet Kuvendi vetëm për 1000 qytetarë të cilët nuk kanë nënshtetësi, e nga ana tjetër të pësojë ekonomia dhe qytetarët përshkak mos miratimit të ligjit për pakon e pestë ekonomike.

Deputeti i VMRO-së, Timço Mucunski, për Tv24 shprehet se është e pakuptimtë ajo që deri më 23 mars ky propozim ligj ka qëndruar në sirtare dhe nuk është vënë në rend dite.

Atij i vjen keq që mijëra qytetarë janë pa nënshtetësi por kjo nuk duhet të jetë pengesë që të miratohet ndihma finansiare për qytetarët dhe bizneset.

“Ajo që duhet të jetë prioritet është pakoja e pestë ekonomike, në këtë drejtim, nga 16 shkurti VMRO-DPMNE apelon sjelljen sa më të shpejtë të ligjit. Nuk e kam të qartë pse ky propozim ligj qëndroi në sirtare deri më 23 mars, pse nuk u vendosën në rend dite. Ka një numër të caktuar të cilët janë pa nënshtetësi dhe me siguri kanë pasoja, duhet të gjendet zgjidhje. Besoj se ato janë rreth 1000 persona, por nuk është korrekte të bllokohet ndihma ekonomike për një çështje të tillë”, shprehet Mucunski.

Ai më tej shton se të gjithë duhet të marin përgjegjësinë sepse mund të vijë puna që të mbyllen shumë kompani.

“Ajo që është prioritet nuk mund të vijë në rend dite, të gjithë duhet të marin përgjegjësinë. Duhet të tregojmë pragmatizëm si deputetë kur në pyetje është interesi i qytetarëve, duhet të zgjidhen këto çështje përshkak të cilave mund të vijë deri te mbyllja e kompanive. Jam optimist se mund të vijë një zgjidhje së shpejti”, thotë Timço Mucunski, deputet i VMRO-DPMNE-së.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Më shumë se një dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan, DW përmend luftën

R Zh

Presidenti Pendarovski dekreton Ligjet nga Pakoja e pestë e masave ekonomike

R Zh

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...