Shkup, 14 shtator – Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski në emisionin “Top Tema” në Tv Telma, tha sonte se shtetit vetëm telefonat zyrtarë të deputetvëve i kushtojnë mbi 25.000 euro.
“Lartë poshtë për një vit ne harxhojmë rreth 25.000 euro për telefonat tona zyrtarë. Pse mos e shfuqizojmë këtë shërbim që u takon deputetëve”, u tha Mucunksi kolegëve të tij në studio, Halil Snopçe nga ASH-ë, Arbër Ademit nga BDI dhe Damjan Maçevskit nga LSDM.
Vetëm kolegu i Mucunskit, deputeti Snopçe u shpreh “pro” këtij propozimi, Ademi dhe Mançevski ishin kundër.
“Jam dakord dhe pse mos e bëjmë s amë parë”, tha deputeti i ASH-së, Halil Snopçe.
“Ne jemi të gjithë politikanë të rinj dhe nuk na bënë mirë populizmi”, u përgjigj deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.
“Nuk janë shumë para, janë vetëm 25.000 që nuk zgjedhin asnjë problem”, ishte përgjigjja e Damjan Mançevskit, deputet i LSDM-së.
Mucunski ia ktheu Mançevskit: “Me ato para mund të rinovojmë një shkollë në vendin tonë”.
Fokusi i debatit të sontëm në “Top Tema” është harxhimet e deputetëve.