Mucunski për vizitë pune në Austri

nga Xh M

Shkup, 23 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, nesër, do të qëndrojë për vizitë pune në Austri.

Në kuadër të vizitës, Mucunski, siç kumtoi Kabineti i tij, do të realizojë takim bilateral me minsitrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Aleksandar Shalenberg, ku do të shqyrtohen mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale, me fokus të posaçëm në bashkëpunimin ekonomik dhe relacionet biznesore. Njëherit, do të bëhet fjalë edhe për procesin tonë për integrim në Bashkimin Evropian.

Gjatë vizitës, Mucunski do të tkaohet edhe me prëfaqësues të diasporës sonë në Austri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More