Mucunski përgënjeshtron opozitën: Fatmir Limanit nuk i është refuzuar viza nga ShBA

nga Redaksia

Shkup, 15 mars – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, ka përgënjeshtruar pretendimet e opozitës lidhur me refuzimin e vizës amerikane për ministrin e Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani. Në një deklaratë për televizionin nacional Sitel, Mucunski theksoi se opozita shpërndan dezinformata dhe spekulime, për të cilat më pas detyrohet të kërkojë falje.

“Më duhet sërish të konstatoj se në mungesë të kreativitetit dhe qasjes për të ndërtuar një shtet të mirë, opozita vjen në një situatë që të kërkojë falje për deklaratat e tyre, për situatat të cilat i krijojnë sepse shpërndajnë dezinformata, spekulime dhe gjysmë të vërteta. Z. Limani e them me plotë përgjegjësi si ministër i Punëve të Jashtme nuk është refuzuar për të marrë vizë për ShBA. Nuk mund të jap detaje më të shumta duke respektuar si partnerin tonë strategjik si ndaj privatësisë së z. Limani. E përsëris edhe një herë unë si ministër i MPB-së me plotë përgjegjësi e them se z. Limani nuk është refuzuar për të marrë vizë nga ShBA,” deklaroi Mucunski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More