Mucunski pranoi kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar i Indisë me seli në Sofje, Arun Kumar Sahu

nga D. V.

Shkup, 24 prill – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale nga ambasadori i sapoemëruar i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Indisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Sofje, Arun Kumar Sahu.

Nga ministria bëjnë të ditur se në takim janë theksuar marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes dy vendeve, si dhe angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të tyre në nivel dypalësh dhe shumëpalësh.

Me këtë rast, ministri Mucunski dhe ambasadori Sahu shkëmbyen mendime për intensifikimin e dialogut politik përmes vizitave të nivelit të lartë, me theks në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori Sahu nga ana tjetër theksoi prioritetin që Qeveria e Indisë i kushton marrëdhënieve me vendin tonë, duke theksuar se misioni i tij do të jetë në forcimin e tregtisë, investimeve, si dhe zhvillimin e bashkëpunimit në fusha si teknologjia dhe turizmi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More