Shkup, 15 korrik –Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV, Timço Mucunski ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, njoftojnë nga MPJ.
Në takim, theksojnë nga atje, u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin e suksesshëm dhe u shkëmbyen mendime për situatën aktuale, si në të dyja vendet ashtu edhe në rajon.
“Në bisedime fokus i veçantë u vu në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, ku ministri Mucunski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e fortë dhe të qartë nga Sllovenia. Në të njëjtën kohë, u theksua se anëtarësimi ynë në BE është i rëndësishëm edhe në drejtim të forcimit të stabilitetit rajonal dhe evropian.