Mucunski takohet me homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe

nga Xh M

Abu Dhabi, 9 dhjetor – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, në kuadër të vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, u takua me ministrin e Tregtisë së Jashtme, Thani bin Ahmed Al Zeyoudi, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit nga ministria, dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe theksuan potencialin në rritje për thellimin e bashkëpunimit, duke vënë theksin në ekonomi, tregti dhe investime si fusha prioritare për bashkëpunimin e ardhshëm.

“Ministrat riafirmuan gatishmërinë e të dy vendeve për të intensifikuar bashkëpunimin në fushat me interes të ndërsjellë, përfshirë infrastrukturën, energjinë, turizmin dhe teknologjinë, sektorë në të cilët Emiratet e Bashkuara Arabe njihen si një lider global në inovacion”, thuhet në njoftim.

Ministrat ranë dakord se takimi i sotëm hapë derën për investime të reja dhe projekte të përbashkëta që do të forcojnë ndjeshëm lidhjen ekonomike midis dy vendeve, u bë e ditur në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More