Mucunski: Zgjerimi i BE-së nuk është vetëm domosdoshmëri ekonomike dhe tregtare, por parakusht për stabilitet politik dhe të sigurisë në të gjithë kontinentin

nga D. V.

Shkup, 11 prill – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, dje dhe sot mori pjesë në Forumin Ekonomik Delfi që u mbajt në Greqi, ku mbajti panel diskutim me temë: “A është aleanca BE-SHBA përtej riparimit?”

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ministri Mucunski u ndal në perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, stabilitetin e rajonit, partneritetin strategjik në kuadër të NATO-s, si dhe bashkëpunimin me SHBA-në dhe lidhjen transatlantike.

Me këtë, ministri Mucunski theksoi rëndësinë e mbështetjes rajonale, e cila u shfaq veçanërisht pas tragjedisë në Koçan, duke shprehur mirënjohjen e sinqertë ndaj Greqisë për solidaritetin dhe ndihmën e treguar mjekësore.

Ministri theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian nuk është vetëm një domosdoshmëri ekonomike dhe tregtare, por edhe një parakusht për stabilitet politik dhe të sigurisë në të gjithë kontinentin. Ai tha se është e nevojshme të sigurohet një rrugë e qartë dhe e prekshme përpara për rajonin, e cila do të rivendosë besueshmërinë dhe do të përmbushë pritjet nga procesi i integrimit evropian.

Lidhur me rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mucunski nënvizoi rolin e tyre kyç si investitor – jo vetëm në atë politik dhe të sigurisë, por edhe në stabilitetin ekonomik të rajonit – duke vënë në dukje se SHBA është ndër mbështetësit më të dukshëm dhe më të fortë të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More