Agjencia Zhurnal.mk

Muhamed Zekiri me familjen shtrohet në spital, konfirmon Filipçe

Shkup, 3 qershor – Muhamed Zekiri, gruaja e tij dhe vajza e tyre tremujore Dalia janë shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe kanë temperaturë të lartë, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai shtoi se personat që janë nga familja e Zekirit ende po testohen. Ministri gjithashtu informoi se gjatë fundjavës së ardhshme të zgjatur, kur festohen festat fetare të krishtere, vizitat e varrezave në territorin e të gjithë vendit do të ndalohet, përveç funeraleve.

Sipas vendimit për ndalimin e lëvizjes të sjellë nga Qeveria, varrezat nuk duhet të vizitohen në periudhën nga e enjtja (4 qershor) nga 21:00 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 05:00.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!