Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Muharrem Nitaj emërohet ministër në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit

Zhurnal Ads

Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është emëruar ministër në detyrë i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, pasi Blerim Kuçi dha dorëheqje nga ky dikaster, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për medie.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Në vend të z. Kuçi, kryeministri Hoti në postin e Ministrit në detyrë të Ekonomisë dhe të Ambientit ka emëruar z. Muharrem Nitaj”, thuhet në njoftim.

Ish-ministri Blerim Kuçi, përmes një letre dërguar kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të lirohet nga detyra për shkak të, siç tha ai, angazhimeve që do t’i ketë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021./

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Epilogu i hetimeve të dymilionëshit duhet të kryhet sa më shpejt

T E

Hajnat vjedhin armë, stoli dhe para

S.B.

Pamje nga momenti i shpërthimit në Ferizaj

T E

Avokati i Popullit: Kompensimi i parave të Trustit, nuk përbën diskriminim

S.B.

Zyrtarit serb, Petar Petkoviq i refuzohet kërkesa për ta vizituar Kosovën

S.B.

Kërkohet që në dialogun Kosovë-Serbi të shtrohet çështja e reparacioneve të luftës

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...