Muharrem Nitaj i propozuari i AAK-së për anëtar të KQZ-së

nga Xh M

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së AAK-së u diskutua për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryesia e AAK-së ka diskutuar edhe mbi agjendën e aktiviteteve të kësaj partie në nivel lokal, në frymën e përgatitjeve për zgjedhjet komunale, si dhe për përgatitjet për shënimin e 25-vjetorit të themelimit të AAK-së, e cila do të mbahet më 2 maj.

Po ashtu, u përkrah propozimi i kryetarit Ramush Haradinaj që anëtar i KQZ nga radhët e AAK-së të jetë Muharrem Nitaj.

Kujtojmë, AAK në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte në koalicion me NISMA Socialdemokrate, me të cilën bashkërisht fituan tetë mandate në Kuvend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More