Shkup, 8 janar – Mulla Ejub Selmani nga Reçica e Tetovës ka mbushur 6 dekada në shërbim të fesë duke mësuar mijra nxënës që të lexojnë Kuranin në gjuhën të cilën zbriti.
Mulla Ejub Selmani ka qenë një figurë e rëndësishme në komunitet, duke shërbyer si mësues fetar për fëmijët por jo vetëm. Misionin e ka nisur që në kohën e komunizmit.
“Jam në moshë i vjetër, po në kohën kur kam qenë unë, mësimi ka qenë i ndaluar pas atyre ligjeve të kohës së monizmit, pastaj më vonë ka koha e vitit 1968 u lëshua mësimi fetar në xhamia, e unë kam qenë imam prej vitit 1965-68 i bie 3 vite, pastaj kam filluar me mësim me nxënës dhe mosha më të mëdhaja”, thekson ai në bisedë e sipër.
Hoxha si ligjërues ka nisur në xhami në Tetovë, më pas si imam në Gjermani e më vonë vazhon edhe në Shqipëri pas hapjes së vendit nga komunizmi.
“Kam qenë në Reçicë të Vogël, 10 vite imam dhe 10 vite në Reçicë të Madhe, atje te xhamia e epër, në vitin 1987-88 kam qenë imam në Gjermani, kam pas afër imam efendi Hasipin në Koln, në atë vend kam qëndruar 1 vit, i bëra dokumentat dhe u largova”, sqaron hoxha e më pas tregon se si i erdhi një telefonatë anonime që nga Gjermania të vendoset në Shqipëri.
“Kam marrë një telefonatë, se prej kujt ishte nuk e kam kuptuar, a dëshiron të shkojsh në Shqipëri, thash jo, në fund të vitit 1991 kam shkuar në Shqipëri, atje kam kaluar me vështirësi por shumë mirë, kam pasur nxënës nga të gjithë moshat. Pastaj kam shkuar unë herë pas here në Shqipëri, në 2-3 muaj dhe gjithmonë kam parë nxënësit dhe ato kanë bërë punë të mëdhaja”, vlerëson ai.
Më tej, Mulla Ejub Selmani tregon se si njeriu ka dy kamera në dy krahët e tij që regjistrojnë veprimet e drejta dhe mëkatet.
“Kudo që të jesh duhet të dish se allahu të sheh, ne kemi kamerat në të djathtë dhe të majtë si kamera të fshehta dhe Zoti i përmend në Kuran, nuk mund të flet njeriu një fjalë e mos e ketë vëzhguesin, kërkesa pendimi për gjynahet që ka bërë, e ka thënë me një hadith nuk ka gjynah që është i vogël nëse është i vazhdueshëm dhe ai rritet, por nuk ka gjynah që kërkon falje dhe mos falet”, është shprehur kështu në bisedën e tij Mulla Ejub Selmani.
Kështu vepron një besimtar i cili ka frikë Zotit. Ndërsa Reisul Ulema, Shaqir Fetahu, në vend se të shpërblen Mulla Ejub Selmani, dhe vet BFI-ja të bënte një dokumenta mbi vlerat jo vetëm të Mulla Ejub Selmanit, por edhe të shumë të tjerëve që kanë dhe janë duke sakfrikuar për të mirën e fes Islame, Shaqir Fetahu bënë të kundërtën, duke e bërë normale shkarkimin e emërimin e drejtorëve e myftive të ndryshëm në vend.
Shaqiri Fetahu, shkarkon Myftitë vetëm pse ata ngritën zërin për keqpërdorimin e pozitës si Reis Ulema, dhe atë….
- Dyshime për keqpërdorim të organizimeve për në Haxhë
- Mbi pagën e Shaqir Fetahut me 7500 euro në muajë
dhe shumë të tjera….
Duam të rikujtojmë Shaqir Fetahun, në deklarat të tijë thënë për një Televizion në Shkup, i cili tha: “Korrupsioni është vepra më e mallkuar në Islam” !