Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Muller nervozohet pas humbjes, kapet me gazetarin

Zhurnal Ads

E gjitha ndodh në Kupën e Gjermanisë, në ndeshjen midis nikoqirëve, Holstein Kiel, dhe Bayern Munich.

Bavarezët me vlerësimin më të lartë eliminohen nga penalltitë, pasi kanë barazuar 2-2 në 120 minutat e mëparshme.

Një “goditje” e keqe për kampionët e Europës, të cilët, pas garës, sigurisht nuk e morën mirë atë që ndodhi.

Mbi të gjitha Thomas Muller, i cili debatoi me një gazetar në kohën e intervistave.

Siç raportojnë “Bild” dhe “Metro”, lojtari i Bayern Munchen, dukshëm shumë i mërzitur nga eliminimi, replikoi me intervistuesin.

“Ju më pyesni se çfarë mendoj tani, –filloi Muller. – Por, nëse jeni duke qeshur, si mund të përgjigjem”. Nga ana e tij, gazetari mbrojti veten: “Unë nuk po qesh. E kuptoj momentin tuaj, por nuk po qesh”.

Dhe Muller reagoi përsëri: “Sigurisht që po qesh; po, po, e bëre”. Megjithatë, më vonë, toni u qetësua dhe intervista vazhdoi pa probleme. Ajo që është e sigurt është se lojtari i Bayern Munich ishte me të vërtetë i zemëruar…

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ministri italian konfirmon se kanë nisur hetimet kundër Ronaldos

admin

Lampard: Edouard Mendy është tashmë portieri i parë

admin

Immobile: Dallojmë me Muriqin, por ai më njeh dhe i di lëvizjet e mia në fushë

admin

Juventusi tundohet nga oferta e PSG-së për Paulo Dybalan

E.E.

Ronaldo doli pozitiv me koronavirus plot 18 herë, sipas televizionit portugez

E.E.

Juventusi kërkon Pogban si huazim me të drejtë të blerjes

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...