Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mullisët 25 ditë të bllokuar nga ana e Kosovës, nuk mund ta eksportojnë miellin

Shkup, 16 maj – Mullisët e vendit po përballen me bllokim nga ana e Kosovës. Thonë se tashmë 25 ditë nuk mund të realizojnë eksport sepse Kosova ua kthen kamionët me miell me arsyetimin se niveli i hekurit dhe acidit folik në të është nën rregulloren e shënuar.

Siç thotë për MIA-n kryetari i Grupacionit të industrisë së bluarjes – pjekjes pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Goran Malishiq, për problemin e tillë ishin njoftuar menjëherë Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV). Mullisët madje kanë kërkuar edhe takim urgjent me kompetentët, por deri më sot nuk kanë marrë kurrfarë përgjigje.

Ai i akuzon kompetentët për mosdëgjim dhe politikë të gabuar.

Industria e bluarjes i bën thirrje Qeverisë, ministrive përgjegjëse dhe agjencive shtetërore, që menjëherë ta zgjidhin problemin me eksportin, si dhe importin jokonkurrues dhe ta pakontrolluar të miellit me shtetet e rajonit të cilët janë nënshkrues të CEFTA-s dhe me fqinjët të cilët janë anëtarë të BE-së.

Sipas Malishiq, të gjitha anëtaret e CEFTA-s në mënyra të ndryshme e bllokojnë importin e miellit si produkt shtetëror strategjik.

MIA kërkoi përgjigje nga Ministria e Ekonomisë dhe AUV në lidhje me informacionin e mullisëve për bllokadën e Kosovës.

“Jemi të njoftuar me situatën e krijuar dhe po e ndjekim situatën. Jemi në komunikim me autoritetet e Kosovës për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët. Do të ndërmarrim masa adekuate varësisht informacionit gjatë javës së ardhshme”, njoftuan shkurt nga Ministria.

Nga AUV, thonë se kanë dhënë certifikatë për siguri e cila është harmonizuar me Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari të Kosovës.

Kosova ka Rregullore për Cilësi në të cilën kërkohet që mielli të ketë nivel të rritur të hekurit dhe acidit folik si mënyrë që ta mbrojnë industrinë e bluarjes nga mielli i importuar tashmë 15 vite. Për shkak të kësaj, që t’i përmbushin kushtet për eksport nga Kosova, mullisët tanë, siç sqarojnë nga Grupacioni pranë Odës Ekonomike, në mënyrë shtesë dozojnë premiks me hekur dhe acid folik.

Eksporti i miellit nga Maqedonia e Veriut në Kosovë është minimum 600 tonë në muaj, ndërsa gjatë ditëve të kaluara janë kthyer të paktën 300 tonë miell.

Sipas të dhënave të Odës Ekonomike, vitin e kaluar eksporti i miellit nga Maqedonia e Veriut në Kosovë në nivel vjetor ishte 4.400 tonë, ndërsa në vitin 2019 ishte 8.400 tonë.

Postime të ngjashme

Pozicioni bullgar ndaj Maqedonisë së Veriut mbetet i pandryshuar, Sofja është e hapur për dialog

Dafina Vidishiqi

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Dafina Vidishiqi

Maqedonia e Veriut përballet me mungesë të vaksinave

Dafina Vidishiqi

BFI: As këtë vit nuk mund të kryhet haxhi

Dafina Vidishiqi

Destani: Roli dhe kontributi i diasporës shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm

Dafina Vidishiqi

MSHIA Maqedoni: Dokumentet e Draft-planit aksional të Strategjisë Nacional janë vendosur në ENER

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...