Multipolarizimi dhe demokratizmi i marrëdhënieve ndërkombëtare pasqyrojnë prirjen e kohës

Duke mbajtur një deklaratë në sesionin e 48-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, ambasadori Chen Xu, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në zyrën e OKB-së në Gjenevë u shpreh se paqja, zhvillimi, barazia, drejtësia, demokracia dhe liria përfaqësojnë vlerat e përbashkëta të njerëzimit. Ai theksoi se kyçi për të gjykuar demokracinë e vërtetë është nëse ajo përputhet me situatën e veçantë të një vendi, nëse përfaqëson dëshirën e njerëzve, mbron interesat dhe gjen përkrahjen e tyre, si dhe nëse ajo sjell qëndrueshmëri, përparim shoqëror dhe mirëqenie për popullin.

“Ne jemi shqetësuar për standardet e dyfishta, madje të shumëfishta, për demokracinë, nëpërmjet të cilave demokracia përdoret si një mjet për t’u imponuar të tjerëve vlerat dhe modelin politik të një vendi. Pengimi dhe ndërhyrjet në punët e brendshme të vendeve të tjera nën pretekstin e demokracisë janë e kundërta e demokracisë dhe shkaktojnë vetëm kaos dhe rrëmujë, duke minuar interesat thelbësore të popujve në mbarë botën”, shtoi Chen.

I dërguari kinez tha gjithashtu se multipolarizimi dhe demokratizmi i marrëdhënieve ndërkombëtare pasqyrojnë prirjen e kohës.

Vendet duhet të zbatojnë multilateralizmin e vërtetë, të shtojnë konsultimet e bashkëpunimin, të nxisin paqe dhe zhvillim, në mënyrë që të drejtat e njeriut të promovohen dhe mbrohen më mirë, dhe jo të vendosin linja midis ideologjive dhe krijojnë ndarje e kundërvënie.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të forcojnë solidaritetin dhe bashkëpunimin, për të përballuar sfidat e përbashkëta dhe të ndërtuar një të ardhme më të ndritur”, u shpreh përfaqësuesi kinez në zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Related posts

U kap duke u puthur me ndihmësen e tij dhe u akuzua për shkeljen e masave – jep dorëheqje sekretari britanik i Shëndetësisë

Redaksia

Arrihet në parim marrëveshja: SPD, Gjelbrit dhe Liberalët do ta formojnë qeverinë e re të Gjermanisë

D V

Në Itali, 99% e viktimave të koronavirusit s’ishin të vaksinuara

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More