Agjencia Zhurnal.mk

Mund ta përkeqësojnë gjendjen: Këta katër artikuj shmangni nëse keni inflamacion

Hulumtimet tregojnë që me ushqim në masën e caktuar mund të kontrollohen proceset inflamatore në trup, të cilat shfaqen nga infeksionet

Shumica e artikujve është treguar që mund të pengojnë inflamacionin, ndërsa artikujt e tjerë mund të përkeqësojnë gjendjen, të shkaktojnë komplikime dhe shërim të ngadalësuar.

Ekspertët shëndetësorë kanë veçuar katër artikuj, të cilët do të duhej t’i shmangni nëse keni inflamacion, transmeton Telegrafi.

Mishi i kuq

Mishi përmban nivel të lartë të thartirës arakidonike dhe yndyra të ngopura të cilat i kontribuojnë inflacionit. Mënyra se si ta shmangni është konsumimi i më shumë artikujve bimorë.

Ushqimi i bazuar në bimë zakonisht përfshin shumë perime me fletë të gjelbra të cilat kanë veprim kundër inflamacionit dhe zvogëlojnë rrezikun nga zhvillimi i një sërë sëmundjesh.

Thartirat transyndyrore

Shumica e brendeve nga deklaracionet kanë hequr emrin “transyndyror” dhe e kanë zëvendësuar me emrin “yndyra të hidrogjenizuara. Fjala është për substancat të cilat mund të përkeqësojnë inflamacionin sistematik në trup.

Karbohidratet e rafinuara

Drithërat e rafinuara bëhen me eliminimin e lëvores dhe mugullit të kokrrës, ndërsa eliminohen vitaminat, mineralet, fibrat dhe nutrienët e tjerë. Nga to nuk është e vështirë të ngopeni, ndërkaq lehtë shndërrohen në yndyra.

Teprica e yndyrave është tepricë e kilogramëve të cilët çojnë në inflamacione kronike. Studimet kanë treguar që konsumimi i drithërave të plota ndihmojnë në zvogëlimin e inflamacionit në trup.

Sheqeri

Sheqernat në çokollata, fjolla apo në pije me kafeinë nga qeset, vetëm sa do të forcojnë simptomat e inflamacionit.

Kjo nuk ka të bëjë me pemët, perimet, drithërat, produktet e qumështit dhe mjaltin, të cilat kanë cilësi kundër inflamacionit. Flitet për sheqerin të cilin e shtojmë në ushqim dhe pije për t’i ëmbëlsuar edhe më shumë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...