“Mund ta votojnë edhe maqedonasit” – Gashi thotë se president shqiptar mund të kemi edhe me modelin aktual

nga D V

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi thotë se nuk kanë hequr dorë nga modeli që presidenti i ardhshëm të zgjedhet në Kuvend dhe ai të jetë shqiptar.

Në DailyClick Gashi thotë se megjithatë, një shqiptar në Vilën Vodno mund të vijë edhe nëpërmjet modelit aktual, me zgjedhje nga qytetarët.

Sipas tij, nëse do të ishte një person që ia do të mirën vendit dhe punon në interes të qytetarëve, atë do ta votonin edhe maqedonasit.

“Mund ta votojnë edhe maqedonasit”, tha Gashi duke shtuar se edhe zgjedhja në Kuvend do të mundësohej me 2/3 e votave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More