Mundësi dhe  siguri për investitorët

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut publikoi  “Raportin mbi mjedisin e biznesit në Hong-Kong”, ku demonstrohet perspektiva e mjedisit të biznesit në këtë rajon  dhe u jepet besim investitorëve të mbarë globit.

 

Në këtë raport mbi mjedisin e biznesit përgjithësohet gjallëria e këtij rajoni me fjalët “epërsi e veçantë dhe mundësi të pafund”. Një sërë të dhënash statistikore mund ta vërtetojnë këtë: gjatë 12 muajve deri në qershor 2021, në tregun aksionar u futën mbi 500 miliardë dollarë hongkongas, 50 për qind më shumë në krahasim me 12 muajt e mëparshëm; vëllimi i depozitimeve në bankat hongongase i kaloi 15 trilionë dollarët hongkongas, duke u shtuar 8 për qind në krahasim të njëjtën periudhë të kaluar. Në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia e Hong-Kongut pati ngritje prej 7.8 për qind, ndërsa papunësia u ul nga 7.2 për qind në 4.7 për qind. Tani ekonomia e Hong-Kongut është në prirjen e kthesës në formë “U”-je. Sipas “Treguesit të qendrave financiare globale”, të publikuar kohët e fundit nga institutet kërkimore, Hong-Kongu radhitet përsëri në vendin e tretë të botës, pas Nju-Jorkut dhe Londrës.

Lidhur me këtë, ndërmarrjet në Hong-Kong kanë më shumë të drejtë fjale. Gjatë një viti të fundit, ndërmarrjet e huaja në Hong-Kong ka pasur zhvillim të qëndrueshëm. Dhomat e Tregtisë të ShBA-së, Austrisë, Britanisë dhe Malajzisë janë dakord se Hong-Kongu është përsëri një vend ideal për biznes. Në Festën e Sipërmarrjes në Hong-Kong në maj të këtij viti, morën pjesë afro 40 mijë veta nga 103 ekonomi të botës. Të gjitha këto tregojnë plotësisht se mjedisi i biznesit në Hong-Kong është bërë më i qëndrueshëm dhe me më shumë potencial. Ashtu siç vihet në dukje në “Raportin mbi mjedisin e biznesit në Hong-Kong”, lulëzimi i Hong-Kongut mbështetet te një bazë më e fortë dhe Hong-Kongu me parimin “Një shtet, dy sisteme” ka ende epërsitë e portit të lirë, sistemit të qëndrueshëm financiar, qarkullimit të lirë të kapitaleve, burimeve të pasura njerëzore dhe mjedisit të mirë ligjor.

Jo vetëm kaq, por Hong-Kongu ndodhet përpara mundësive edhe më të mëdha, pasi ai përfshihet në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao, sipas Planit të 14-t Pesëvjeçar të Kinës. Këto raste të reja do ta bëjnë Hong-Kongun më tërheqës dhe më konkurrues për investitorët.

Related posts

Izraeli i bën thirrje OKB-së ta mbajë përgjegjës Iranin

D V

Gjermania nis “Javën e vaksinimit”

N E

Pesë të vdekur nga sulmi në Norvegji

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More