Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Mundësia e ndarjes së Tiranës nga Shkupi në rrugëtimin evropian mohohet nga raportuesi Kyqyk

Shkup, 17 maj – Zhurnal – A do të bëjë Bullgaria që Shqipëria të nisë negociatat me Bashkimin Evropian e ndarë nga Maqedonia, është dilema në të cilën negativisht është përgjigjur raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kyqyk.

Eurodeputeti Kyqyk thotë se përkundër faktit se Sofja ka një qeveri teknike, bisedimet duhet të vazhdojnë.

“Ne ndodhemi në një krizë të rëndë politike, ku kemi një qeveri teknike e cila sigurisht se nuk do të merret me çështje të politikës së jashtme, siç do të vepronte në mënyrë aktive një qeveri e zgjedhur me një mandat legjitim prej 4 vjetësh. Nga ky këndvështrim, ideja për të mbështetur bisedimet është jashtëzakonisht e rëndësishme. Nuk është një ide e keqe të mendohet për një ekip I cili do të jetë partner i Buçkovskit në ato bisedime.  Natyrisht, ai ekip do të zgjidhet nga ministri i Jashtëm ose qeveria, por por roli kryesor i këtij ekipi do të jetë përgatitja e terrenit për marrjen e vendimeve më të rëndësishme politike nga qeveria e rregullt” i tha ai Radio Focusit.„

Eurodeputeti nga Bullgaria shtoi më tej se intensiteti i bisedimeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe koha nuk duhet të humbet.

“Koha duhet përdorur në mënyrë efikase për të krijuar besim të ri dhe për të ndërtuar disa ura të prishura, në mënyrë që të mund të krijojmë tablonë ndërkombëtare përpara partnerëve tanë evropianë,  që  të jemi subjekt I cili e dëshiron Ballkanin Perëndimor si pjesë integrale të BE-së.  Interesi strategjik i vendit tonë është të jemi një faktor i pashmangshëm për shtetet demokratike që janë pjesë e NATO-s dhe BE-së.  Kemi një konsensus në vend për këtë” tha Kuqyk.

Ndërkohë, për kreun e LSDM-së, Zoran Zaev me marrëveshjen e Prespës dhe marëveshjes për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, është konfirmuar qëllimi I sinqertë I vendit për të gjithë vendet tjera.  Ai thotë se se Republika e Maqedonië së Veriut nuk do të provokojë por as nuk do të rrijë në gjunj.

Megjithatë aktualisht nuk ka në orizont një zgjidhje me Bullgarinë meqë fqiu është në fazën e përgatitjes dhe mbajtjes së zgjedhjeve të korrikut, ndonëse janë disa nisma që negociatat të vazhdojnë.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...