Mungesa e fuqisë punëtore krijon probleme të mëdha në sektorin e biznesit

nga Xh M

Shkup, 19 janar – Mendi Qyra, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, njoftoi se kan propozuar një rritje të pagës minimale në Maqedoninë e Veriut në 31,000 denarë (rreth 500 euro).

Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të parandaluar largimin e fuqisë punëtore, që është shumë i theksuar ne vend.

“Oda ekonomike Veri Perëndimore ka bërë një propozim për pagën minimale. Është kërkuar 31.000 denarë, ose 500 euro pagë minimale për punëtor, një mundësi apo fakt që ne e kemi konsideruar që është një element për pengimin e largimit të fuqisë punëtore, e cila është deficitale në Maqedoninë e Veriut. Shpresoj që edhe Qeveria ta merrë seriozisht këtë punë sigurisht që bëjmë kërkesë që paga minimale të jetë 500 euro, por kontributet të ulen.” – tha Kryetari i Odës Ekonomike Veri-Perëndimore, Mendi Qyra.

Qyra, theksoi se mungesa e fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut ka arritur nivele të larta, me rreth 20 mijë vende pune të lira në sektorin privat. Apeloi që institucionet ta trajtojnë këtë çështje me seriozitetin e duhur, duke përfshirë faktorë të tjerë që mund të ndihmojnë në stabilizimin e situatës.

“Nëse paga minimale është 500 euro, kurse paga tjetër për kuadro profesionale do të ritet edhe më shumë, ky është një element, kurse sigurisht ka edhe elemente tjera që do të ndihmojnë, apo ndikojnë që të mos largohen, aty ka të bëjnë edhe faktor të tjerë, që institucuonet ta marin seriozisht.” – shprehet Kryetari i Odës Ekonomike Veri-Perëndimore, Mendi Qyra.

Edhe pse Struga është një qytet i vogël, ajo është një destinacion turistik me çmime të larta. Kjo krijon një kontradiktë mes pagës minimale dhe kostos së jetesës,

“Rrogat e ulëta ndoshta mund të thoja minimale, për ta mbajtur një familje. Struga me të vërtetë është shumë e vogël, por është qytet turistik dhe çmimet i ka më të larta.” – u shpreh Sibora Hoxha, qytetare e Strugës.

Rritja e pagës minimale me nivelin e kostos së jetesës është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar kushte jetese për shumë familje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More