Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Mungesa e oksigjenit shkakton viktima në Indi

Të paktën 11 pacientë me Covid-19 kanë vdekur në një spital në Indinë e Jugut pas një ndërprerje të furnizimit mjekësor me oksigjen, deklaruan zyrtarët .

”Incidenti ndodhi në një spital shtetëror në Andhra Pradesh, për shkak të një vonese në mbërritjen e një cisterne që mbante furnizime me oksigjen”, njoftoi gazeta ”Indian Express”.

Zyrtari i lartë, Hari Narayanan, mohoi akuzat e familjeve të pacientëve të cilët thanë se furnizimi me oksigjen në njësinë e kujdesit intensiv u ndërpre për gati 45 minuta.

Autoritetet shtetërore kishin urdhëruar një hetim mbi aksidentin edhe pse zyrtarët pranuan që kriza ishte shkaktuar sepse cisterna arriti me vonesë.

Vdekjet u raportuan në një kohë kur India po lufton me një valë vdekjeprurëse të dytë të Covid-19 dhe mungesa mjekësore e oksigjenit është shfaqur si një sfidë e madhe./atsh

Postime të ngjashme

Parlamenti i Malit të Zi votoi Rezolutën mbi Srebrenicën

Dafina Vidishiqi

Dhoma e Përfaqësuesve voton për t’i dhënë fund autorizimit për luftën në Irak

Dafina Vidishiqi

Amerika do të investojë 3.2 miliardë dollarë për të zhvilluar tableta kundër COVID-19

Dafina Vidishiqi

Gjykata e Karolinës së Jugut ndalon dy ekzekutime derisa “skuadra e pushkatimit të jetë në dispozicion”

Dafina Vidishiqi

Vdes themeluesi i shtetit të Zambisë, ish-presidenti Kaunda

Dafina Vidishiqi

Merre vaksinën, fito dhuratë – kështu po i nxit Hong Kongu qytetarët të vaksinohen

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...