Mungesa e reshjeve të borës, Qendra e skijimit “Kodra e Diellit” mbyll sezonin turistik dimëror 2024-2025

nga Xh M

Tetovë, 12 mars – Që nga nesër qendra e skijimit “Kodra e Diellit” nuk do të funksionojë deri në reshjet e ardhshme të borës.

“Për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së borës së mjaftueshme në shtigjet tona, që nga nesër, më 13 mars, Qendra e Skijimit Kodra e Diellit do të ndërpresë përkohësisht aktivitetet deri në reshjet e ardhshme të borës. Faleminderit për pasionin dhe energjinë që sjell çdo ditë në shtigjet tona të skijimit”, njoftojnë nga Qendra e Skijimit.

“Përgatitni pajisjet tuaja, sepse sapo të kthehet bora do të kthehemi edhe ne”, njoftojnë nga Ski qendra.

Kujtojmë se zyrtarisht sezona turistike dimërore në Kodrën e Diellit u hap më 13 dhjetor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More