Murati: Rritja e kreditimit për ekonomistet nënkupton ekonomi të shëndoshë

nga D V

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se rritja e kreditimit në ekonomi nënkupton një ekonomi të shëndoshë, raporton Ekonomia Online.

Ai i pyetur në lidhje me rritjen e numrit të kredive në vend dhe se a nënkupton kjo rritjen e varfërisë tekë qytetarët, Murati ka deklaruar se kur ekonomia është mirë dhe ka rritje, bankat janë më dore lirë për të lëshuar kredi, sepse sipas tij, janë më të sigurt që gjasat që kredia të kthehet është shumë me e lartë.

“Kreditimi i sektorit privat dhe ekonomive familjare është një çështje e sektorit privat. Normalisht bankat bëjnë vlerësimet kreditore kur lëshojnë kredit, dhe rritja e kreditimit në fakt në ekonomi, për gjithë ekonomistet nënkupton ekonomi të shëndoshë. Kur ekonomia është keq bankat hezitojnë të lëshojnë kredi sepse nuk janë të sigurt se nëse personi që merr kredi mund ta kthej. Ndërkaq kur ekonomia është mirë dhe ka rritje dhe ka shpresë për rritje të mëtutjeshme bankat janë më dore lirë për të lëshuar kredi sepse janë më të sigurt që gjasat që kredia të kthehet është shumë me e lartë”, ka thënë ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More