Shkup, 18 janar – Kohës së fundit gjithnjë e më tepër anëtar dhe funksionar të BDI-së kanë kaluar në Lëvizjen Demokratike të Izet Mexhitit.
Anëtarët e djeshëm në Saraj që nga BDI, dolën në LD e Izet Mexhitit, dëshmon se qytetarët veçse kanë filluar të binden se Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit, shihet si një parti e cila për pak kohë do jetë partia më e fuqishme në kampin e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Këtë e dëshmon edhe statusi i Bekim Muratit nga Saraji ish kryetar komune dhe ish drejtor, i cili shpalosi shqetësim se duke pritur për ndryshimet, na ikën njerëzit.
“Duke pritur të piqen kushtet, na u kalbën dëshirat. Duke pritur ndryshime na IKËN njerëzit..!”, kështu shkruan Murati në statusin e tij të fundit që lidhet me ikjet nga dega e BDI në Saraj tek LD e Mexhitit.
Madje, Murati përmes këtij statusi thumbon fuqishëm disa funksionar të BDI-së të cilët janë angazhuar kohës së fundit për ndryshim dhe rikonstruim të partisë.
Kjo dëshmon fuqishëm se çdo ditë e më shumë, nga BDI-ja, po kalojnë në LD, e jo vetëm nga dega e Sarajit, por javë më parë tek Mexhitit iu bashkëngjitën dhe shumë struktura tjera nga dega e Tearcës, Jegunovcës etj.
E rëndësishme është që shumica e anëtarëve që po largohen nga BDI janë pikërisht ata të cilët vite me rradhë kanë shprehur shqetësime, se BDI-ja u shndërru në një parti alla-casino dhe se përpos disa që rrethuan Ali Ahmetin, nuk kishte asnjë vend për tjerët.
Madje arsyet e largimeve nga BDI-ja po i shpalosin edhe ish-luftëtarët e UÇK-së.
Në statusin e Bekim Muratit, ka komentuar edhe ish-luftëtari i UÇK-së Xhezmi Ferati
Në vijim ua sjellin statusin e plotë:
“Xhezmi Ferati
E more bekim unë si ishë ushtarë i UÇK-së jam përballuar me shumë sfida e para:E kam patur vajzën të sëmurë ju kam kërkuar ndihm qeveritarëve që ishin në pushtet edhe asë kushë nuk më ka ndihmuar për vajzën 2 vjeçe që e kisha në spital.
E dyta:Kam kërkuar që të më punësojn dhe sistemojn në ndonjë punë por asë atë nuk e bën,jetoj me ndihma socijale dhe që më ndihmojn miqt edhe shokët,pra unë jam larguar nga partia e BDI-së dhe nuk jam antarë i asënjë partie politike.
Shumë herë e kam lutur Rafis Halitin që të më ndihmon në çdo aspekt por nuk më ka ndihmuar por edhe Blerim Bexhetin e kam lutur për të më ndihmuar por kotë kishte qenë.
Unë si pjestarë i UÇK-së jam i dëshpruar nga politika e BDI-së që kan anashkalu ishë ushtar të UÇK-së në gjitha aspektet.
Tani jam krenar që nuk ju kam gjunëzuar BDI-së dhe injoranëteve.”
