Agjencia Zhurnal.mk

Mure dhe shtëpi të rrëzuara për dhe, ja çfarë la pas tërmeti i fortë në Greqi

Greqia është goditur nga dy tërmete gjatë natës së djeshme. Njëra prej lëkundjeve ishte 4.3 e shkallës rihter. Ndërsa rreth orës 2 e 49 minuta të mëngjesi të sotëm një tjetër lëkundje e fortë tronditi Greqinë. Tërmeti ishte me magnitudë 5.6 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 10 km në veri të Kanallákion, zonë shumë afër Janinës.

Tërmeti me thellësi 10 km u ndje në disa qytete në jug të Shqipërisë, madje edhe në Tiranë. Bëhet me dije se ka disa dëme të vogla në disa fshatra afër epiqendrës. Në fshatin Kanalaki regjistrohen disa dëme me shtëpi të rrëzuara, ndërsa ka edhe rrëshqitje shkëmbinjsh në rrugën nacionale. Në disa fshatra të zonës është ndërprerë energjia elektrike.

Image

Ndërkohë në galerinë e mëposhtme ju sjellim disa nga dëmet e shkaktuara nga ky tërmet i cili goditi Greqinë në një kohë kur shteti fqinj ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...