Muric, Zhegrova dhe Muslija përjashtohen nga Kombëtarja e Kosovës

nga Xh M

Zhvillime dramatike po ndodhin së fundmi te Kombëtarja e Kosovës.

Edon Zhegrova, Arjanet Muric dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi me vendim të selektorit, Franco Foda dhe FFK-së.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media.

FFK nuk ka bërë të ditur për veprimet e futbollistëve në fjalë, mirëpo ka shtuar Komiteti Ekzekutiv i FFK-së do të marrë vendim për ta.

Vendin e Muric, pritet ta zë portieri i Dritës, Faton Maloku.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në vendim.

Tani pas largimit, Kosova ka vetëm tre mesfushorë në këtë listë.

Bëhet fjalë për Valon Berishën, Elvis Rexhbeçajn dhe Lindon Emërllahun.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More