Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Murinjo reagon ashpër në deklaratat e Solskjaerit

Hoze Mourinjo ka reaguar pas komenteve të trajnerit të Man. Junajted, Solskjaer për futbollistin Heung Min Son. Ky i fundit ishte rrëzuar në tokë në aksionin e “Djajve të Kuq”, pas se cilës u shënua gol, por që u anulua pas konsultimit me systemin VAR. Pas ndeshjes, Solskjaer kritikoi ashpër sulmuesin e Totenhamin.

Solskjaer tha se gjesti i Son nuk ishte i mirë, sepse sipas norvegjezit Son kishte reaguar në mënyrë të tepruar dhe nëse do ta bënte djali i tij, atëherë ai nuk do ta ushqente. Mourinjo nuk ishte aspak i kënaqur me këtë deklaratë.

“Son është shumë me fat që babai i tij është person më i mirë se Solskjaer. Si baba ju gjithmonë duhet ti ushqeni fëmijët e juaj, edhe nëse do të duhej të vidhnit. Unë i tregova Olit se çfarë mendoj për komentet e tij sepse isha tejet i zhgënjyer. Ne në Portugali themi se buka është bukë dhe djathi është djath. Unë jam i zhgënjyer edhe me ju sepse nuk keni transmetuar këtë koment”, përfundoi Hoze Mourinjo. Për herë të parë në karrierën e tij si trajner , portugezi regjistroi 10 disfata në një një sezon.

Postime të ngjashme

Salah bën thirrje të ndalen vrasjet e të pafajshmëve në Palestinë: Mjaft është mjaft

Z H

Mbaron sezoni për Ibrahimovicin, vëmendja te Kampionati Evropian

Z H

Manchester City fiton kampionatin, Guardiola: Sezoni më i vështirë

Z H

Laport merr nënshtetësinë, do të luajë për Spanjën

Z H

Busquets beson se lufta e Barcelonës për titullin në La Liga ka mbaruar

Z H

Reali humb Mendin deri në fund të sezonit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...