Agjencia Zhurnal.mk

Murinjo: Shkëndija në nivelin e Lokomotiv Plovdivit

Futbollistët e Totenhamit, sonte do të zbarkojnë në Shkup, ku pas asnjë stërvtje do të përballen me Shkëndjën, në kuadër të raundit të tretë të Ligës Evropa. Trajneri i skuadrës angleze, Hoze Murinjo para mediava britanike informoi se informatat e fundit për Shkëndijën i ka marë nga Goran Pandevi, pasi që skuadra e tij, Akademia Pandev, së fundit u përball me Shkëndijën në Tetovë. Sipas tij, Shkëndija është në nivel të skuadrës bullgare, Lokomotiva Plovdiv, të cilën e eliminuan në raundin e dytë me 2-1.

Hoze Murinjo, trajner i Totenhamit

“I kemi analizuar dhe kishim një analist. Unë ka thirrur edhe ish lojtarin tim, Pandevin, pasi që është pronar i ekipit që luajti së fundit ndaj Shkëndijës në fundjavën e fundit. E njoh stadiumin, kam luajtur në atë stadiumin në finale të Super Kupës së Evropës. Do të thoja se është në nivel të ngjajshëm të oponentit bullgar. Ne jemi më të mirë, por duhet të shënojmë gola që të jemi më të mirë se ata dhe në Plovdiv, të gjitë e dijnë se nuk kishin një ndeshje të keqe dhe mendojë se kishim një ndeshje positive. Mirëpo ishte vështirë dhe shpresojmë që nesër të drejtojmë tensionin në drejtim tjetër dhe të bëjmë më lehtë për ne.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...