Agjencia Zhurnal.mk

Muriqi para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut: Unë dhe e gjithë Kosova e kemi zemrën me ju

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi i ka dhënë përkrahje të madhe ekipit dhe bashkëlojtarëve të tij të Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut.

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë ‘ndeshjen e jetës’ sot (e enjte) në Shkup ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të gjysmëfinales së ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Dardanët kanë udhëtuar dje (e mërkurë) drejt Shkupit për përballjen e madhe sot me përfaqësuesen fqinje në stadiumin ‘Tose Proeski’ me fillim nga ora 20:45 për një vend në finalen e ‘Play-Offit’ në Ligën e Kombeve.

Ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes ka shumë mungesa për këtë përballje, pasi mungojnë yje si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Amir Rrahmani, Besar Halimi, Idriz Voca, Bernard Berisha dhe Samir Ujkani.

Megjithatë, të gjithë lojtarët e lartcekur janë me mendje të Kosova dhe bashkëlojtarët e tyre.

I tillë është edhe sulmuesi prizrenas i Lazios, Muriqi, i cili ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’iu dhënë përkrahje bashkëlojtarëve dhe ekipit.

“Suksese djem. Unë dhe gjithë Kosova zemrën e kemi me ju!”, ka shkruar Muriqi në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, Muriqi nuk ka arritur të rikuperohet me kohë nga një lëndim që e la për gjashtë javë jashtë fushave, ndërsa për dy javë ishte i karantinuar shkaku i infektimit me coronavirus.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...