Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Muriqi tani ka filluar ta tregojë potencialin

Kur Lazio transferoi Vedat Muriqin nga Fenerbahçe për 17.5 milionë euro u bë bujë e madhe në të gjitha mediat italiane dhe jo vetëm.

Drejtori sportive, Igli Tare, ishte duke e monitoruar lojtarin për një kohë të gjatë, teksa transferimi u zyrtarizua në vitin e kaluar.

Muriqi kaloi te Lazio, pasi kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Fenerbahcen, duke shënuar 19 gola në të gjitha garat.

Megjithatë, sulmuesi shtatlartë nuk e filloi mbarë aventurën në Itali pasi u përball me lëndime e koronavirus, duke mos qenë kështu zgjedhja e parë e Simeone Inzaghit.

Por, viti 2021 ka nisur shumë më mirë për ish-sulmuesin e Lirisë së Prizrenit, të cilit ia kanë kushtuar një artikull edhe ‘thelaziali.com’.

Në këtë artikull është cekur paraqitja e mirë e Muriqit në derbin ndaj Romës, ndaj Parmës në Kupën e Italisë ku dhuroi një asistim, për të vazhduar pastaj me paraqitjen e mirë ndaj Sassuolos në Serie A dhe paraqitjes ndaj Atalantas në Kupë, ku prizrenasi shënoi edhe gol.

Pavarësisht se ishte një fillim jo i mirë, ‘thelaziali.com’ ka shkruar se Vedat Muriqi tani po tregon potencialin e tij të vërtetë. E gjitha se çfarë duhet tani sipas tyre, është besimi te lojtari.

Postime të ngjashme

“Bëmë historinë së bashku”, Granit Xhaka falënderon Petkovicin pas largimit nga Zvicra

D V

Presidenti Agnelli dhe trajneri Allegri të bindur në qëndrimin e Chiellinit te Juventusi

D V

Shkëmbimi më i pabesueshëm në histori të futbollit – Wanyama ndërroi fanellën e tij për disa shpageta të një tifozi

D V

Joshua refuzoi ofertën mbi 10 milionë euro për t’u larguar nga Hearn

D V

Lorenzo Insigne është përgjegjës për një fjalë të re në fjalorin italian

D V

Televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë – shpjegimi është i çuditshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...