Murseli: Buxhet të posaçëm për kategoritë e ndjeshme sociale

Shkup, 11 tetor – Kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Vullnet Murseli sot ka pritur në takim përfaqësueset e Shoqatës joqeveritare “CORTEX”-Tetovë Sema Halili dhe Nebahat Imeri. Ata nga afër e kanë njoftuar dhe prezantuar Analizën e vlerësimit të nevojave të grave viktima të dhunës familjare.

Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Institucionalizimi i shërbimeve cilësore për rehabilitimin dhe integrimin e grave viktima të dhunës” në zbatimin e rrjetit Nacional kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje të mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim i cili implementohet në nivel lokal nga OJQ CORTEX-Tetovë.

“Në takim bashkëbiseduam për rekomandimet dhe përfundimet nga analiza, ku OJQ Cortex më prezantoi situatën reale të problemeve me të cilat përballen gratë viktima të dhunës, veçanërisht në periudhën kur ato vendosin të largohen nga partneri i dhunshëm.  Në mandatin e qeverisjes sime me Komunën e Tetovës do të ketë buxhet të posaçëm për këtë kategori të ndjeshme sociale si dhe në bashkëpunim me institucionet tjera do ta ndihmojnë procedurën e ndërtimit të një qendre strehimi për femrat të cilat janë viktima të dhunës në familje dhe do t’ju sigurojmë mbështetje psikologjike dhe ndihmë juridike pa pagesë!”, thuhet në kumtesë.

Related posts

Sela: Halli i Zaevit është se do t’i humb zgjedhjet dhe në dhjetor nuk do të jetë më kryeministër

D V

Ali Ahmeti nga Çairi paralajmëron: Barrikada e ardhshme, Kryetari i shtetit shqiptar

D V

Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim dega në Saraj mobilizohet për fitoren e madhe të 17 Tetorit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More