Murseli kandidat i vetëm që ka program për rindërtimin e teleferikut Tetovë Kodra e Diellit

Tetovë, 10 tetor – Kandidati i ASH-AAA për kryetar të komunës së Tetovës, Vullnet Murseli përmes profilit të tij në fejsbuk ka shpalosur një pjesë të programit të tij për rindërtimin e teleferikut Tetovë-Kodra e Diellit.

 

“Kodra e Diellit është pasuri e jashtëzakonshme natyrore që mund të sjellë përfitime ekonomike jo vetëm për qytetin e Tetovës por edhe për rajonin më të gjerë. Mirëpo, gjendja në të cilën ndodhet aktualisht kjo pikë turistike është e mjerueshme: e lënë krejtësisht pas dore, pa infrastrukturë elementare, pa teleferikun i cili ishte simbol i Tetovës, me kaos total urbanistik, me ndërtime pa leje në çdo hap, me hedhurina dhe aromë kundërmuese e mbushur me mbetje inerte, me qen endacak etj. Prandaj, ne kemi vendosur Kodrën e Diellit ndër prioritetet kryesore tona për të cilën do të punohet me intensitet të plotë që nga fillimi i mandatit”, tha Murseli. 

Related posts

Sadi Bexheti tregon projektet për Tetovën

D V

Bexheti i përgjigjet pyetjes së qytetarit se a ka marrëveshje me BDI?!

Redaksia

Elezoviq: Këto zgjedhje janë çelësi i asaj si do të duket Tetova në të ardhmen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More