Murseli: Tetova është e gatshme për ndryshime të mëdha, pasi qytetarët deri më tani ishin lënë pas dore

Tetovë, 4 tetor  – Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa sonte organizuan tubim me ç’rast u prezentuan programet e kandidatit për kryetar të Komunës së Tetovës, Vullnet Murseli para qytetarëve të lagjeve, Reçicë, Teteks dhe Teqe.

 

Kandidati për kryetar Murseli theksoi se Tetova është e gatshme për ndryshime të mëdha, pasi, siç tha, qytetarët deri më tani janë lënë anash.

“Qytetarët tanë ndjehen si të huaj në qytetin e tyre. Prandaj në mandatin tonë komuna do të jetë në shërbim të qytetarëve në çdo kohë, me administratë efikase – ku do ta gjejmë personin e duhur për çdo punë. Ekipi im do të promovojë administratë transparente, që ta dini në çdo kohë ku dhe si shpenzohen paratë e juaja. Do të krijojmë administratë të përgjegjshme, do të takohemi me qytetarë çdo të premte, do të hapim zyrë speciale për diasporën tonë”, theksoi para qytetarëve Vullnet Murseli.

“Dhjetë vite nuk e përfunduan as edhe një punë siç duhet, tani për dy muaj gjithçka që do të bëhet do të jetë “shkel e shko”. Pushteti i deritanishëm i ka borxh një kërkimfalje qytetarëve”, porositi Muzafer Etemi, bartës i listës së kandidatëve për këshilltarë.

Në miting fjalim pati edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela, i cili shprehu bindjen se do të fitojnë.

“Nuk ka dilemë se do të fitojmë. Kur ka vullnet, do të bëhet edhe kjo. Edhe deri më tani kemi shembuj, aty ku kanë drejtuar komunat kryetarët e Aleancës, ka zhvillim, ndërsa kudo ku janë të BDI-së, komunat kanë borxhe dhe janë përplot mbeturina. Kur jam në Tetovë kujtohem se është qytet i dy universiteteve, mirëpo nuk ngjan si i tillë. Kjo do të ndryshojë më 17 tetor kur pas fitores tonë me të vërtetë do të ngjajë në qytet me dy universitete”, deklaroi Sela.

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi theksoi se Vullnet Murseli ka vizion të qartë dhe është i bindur në fitoren e tij, duke besuar se gjithçka ka premtuar do ta realizojë. 

Related posts

Kasami: “Çdo ditë, shumë e më shumë qytetarë, përqafojnë idenë për ndryshim”

D V

Vullnet Murseli: Kemi strategji për zhvillim ekonomik të Tetovës

Redaksia

Visar Ganiu prezanton projektet e realizuara para qytetarëve të Çairit (Video)

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More