Murseli vizitoi pikat e vaksinimit në Tetovë, siguron kushte për stafin shëndetësor

Shkup, 13 tetor – Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Vullnet Murseli mëngjesin e sotëm ka vizituar pikat e vaksinimit tek ndërtesa e ish – Shtëpisë së Armatës dhe tek Pallati i Kulturës.

“Nga afër pashë kushtet dhe ambientin e ftohtë, ku personeli mjekësorë kryen vaksinimin e qytetarëve. Edhe pak ditë kanë mbetur deri te ndryshimi dhe Tetova do të jetë në vendin e merituar! Të gjithë të punësuarit do të çlirohen, do të fitojnë kushtet dhe statusin që meritojnë. Ata janë heronjtë tanë dhe si të tillë do të trajtohen. Vaksinohuni të gjithë që t’i kthehemi jetës normale si para pandemisë! Sfidat e tjera do ti kalojmë bashkë”, ka thënë Murseli.

Related posts

Artan Grubi shkel ligjin, me “flasherë” të policisë në veturë private

Xh J

Filloi fushata zgjedhore në Maqedoni, të gjitha partitë të bindura në fitore!

Redaksia

Sondazhi i “Veçer”: Mbi 85% e qytetarëve të Shkupit mendojnë se premtimi i Arsovskës për transport publik falas nuk është i vërtetë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More