Murtezani u takua me ambasadorin hungarez Klein, në fokus përforcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe euroitegrimi

nga D V

Shkup, 1 gusht – Përforcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe progresi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ishin temat për të cilat sot bseduan ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe ambasadori i Hungarisë në Maqedoninë e Veriut Andrash Klein.

Siç informon Ministria për Çështje Evropiane, Murtezani uroi për marrjen e kryesimit nga ana e Hungarisë me Këshillin e BE-së dhe shprehu shpresën se kryesimi hungarez do të sjellë progres në negociatat aderuese të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Ministria për Çështje Evropiane është plotësisht e përkushtuar ndaj këtij qëllimi strategjik të anëtarësimit në Union.

 

Ministri Murtezani, siç theksohet, e theksoi gatishmërinë e vendit për bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm si me Komisionin e ri Evropian ashtu edhe me kryesimin hungarez. Në këtë kontekst, ministri Murtezani falënderoi për ftesën e dërguar nga ana hungareze për vizitën e tij në Budapest gjatë kryesimit të tyre dhe së bashku me ambasadorin Klein shikuan mundësitë për realizimin e saj.

“Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke theksuar se Grupi i Vishegradit, në të cilën është anëtar Hungaria, paraqet model të shkëlqyer për ndarjen e praktikave të mira dhe ndihmë në zbatimin e standardeve të BE-së. U diskutua edhe për bashkëpunimin potencial në fusha të ndryshme, si dhe për aktivitetet që mund të kontribuojnë në përshpejtimin e procesit integrues” theksohet në kumtesë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More