Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni Shqipëri TOP LAJM

Muslimanët sot festojnë Fitër Bajramin

Shkup, 13 maj, Zhurnal.mk – Si në të tërë botën, në Maqedonin e Veriut edhe në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë, besimtarët myslimanë u mblodhën sot nëpër xhamitë kryesore për të falur namazin e Bajramit.

Fitër Bajrami shënon përfundimin e agjërimit të muajit të Ramazanit dhe është dita e parë e muajit Sheual. Shumica e myslimanëve e festojnë këtë Bajram të paktën 3 ditë.

Bajrami është dita kur takohet forca e të pasurit me dobësinë e të varfërit në dashuri, mëshirë dhe drejtësi nga shpallja e qiellit, titulli i të cilës është zekati, bamirësia dhe lehtësimi, është dita kur gëzohen fëmijët duke luajtur dhe duke u argëtuar, dita kur gëzohen të varfërit duke iu lehtësuar jeta dhe duke shijuar komoditet, dita kur farefisi takohen në bamirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin, dita kur muslimanët bashkohen në falje dhe vizita reciproke, dita kur miqtë i ripërtërinë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, dita kur shpirti fisnik i harron gabimet e të tjerëve ndaj tij, bashkohet pas ndarjes, pastrohet pas përnjollosjes dhe e përshëndet pas injorimit.

Gjatë muajit të Ramazanit është sadakatul-fitri, lëmosha e obliguar për të dhënë gjatë muajit të Ramazanit. Fitri duhet të jepet para se të falet namazi i Bajramit, e nëse ndonjërit i kalon ajo kohë, atëherë ai sërish obligohet ta japë atë si kompensim.

Postime të ngjashme

Qeveria emëron Muharrem Asanin, zëvendësdrejtor në Dogan

R Zh

Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti njofton se nënshkruan kontratën për rikonstruktimin e rrugës kryesore

R Zh

Haradinaj, Kurtit: Kërko vetëm njohjen reciproke

Dafina Vidishiqi

Dështon sërish të nisë gjykimi ndaj Bukoshit, për “Fondin e 3%”

Dafina Vidishiqi

Një i vdekur dhe 8 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Shqipëri, mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...