Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Musliu: Albin Kurti mashtroi Kosovën për dialogun

Anëtarja e kryesisë së PDK’së, Ganimete Musliu akuzoi kryeministrin Albin Kurti, se në 100 ditët e para të qeverisjes ka bërë të njëjtat gjëra, për të cilat më parë ka akuzuar paraardhësit e tij.

“Ai mashtroi gratë e dhunuara, nënat e fëmijëve të zhdukur dhe familjet e dëshmorëve duke thënë se nuk do ulej në tavolinë me Vuçiç, pa kërkuar të paktën falje Serbia. Ai e bëri këtë dhe nuk mund t’i thuash ndryshe një kryeministri si Albin Kurti, veç se një mashtrues , i cili luan me dhimbjen e popullit të vet dhe me fatin e dhimbshëm të popullit të vet, për të arritur karrierën e tij personale, për të plotësuar egon e tij,” – tha Musliu, e cila e komentoi të pajustifikueshëm takimin në Bruksel.

Lexo Edhe:

Aksident te salla ‘1 Tetori’, pesë persona të lënduar

“Në fazën që ai [Kurti] ka shkuar në bisedime, komplet takimi është i pajustifikueshëm për ne. Kurti duhet të kërkojë falje qytetarëve qoftë përmes parlamentit, qoftë përmes rrjeteve sociale, për mashtrimet që ka bërë, pasi ai nuk arriti të binte qeverinë e Serbisë të kërkonte falje,” – vijoi ajo në emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania.

Muliu tha se partia ku ajo bën pjesë i qëndron mendimit që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë pjesë e dialogut, ndërsa në 100 ditët e para të qeverisjes, sipas saj Vetëvendosje ka vënë në diktat të plotë mbi administratën e vendit.Reklamë

“Thjesht është një tendencë për të ushtruar një kontroll dhe një diktat të plotë mbi administratën e vendit dhe mbi të gjithë. Ditët e fundit kemi pasur shkarkime të bordeve të agjencive të pavarur pa asnjë arsye dhe pa asnjë vërejtje. Ai dëshiron t’i mbushë me familjarët e vetë dhe me militant të partisë, të cilët ai ka drejtuar për këto 10 vite,” – shprehet kryetarja e anëtarësisë së PDK’së.

Diktatin e plotë të kryeministrit Kurti në administratë, sipas Musliu e tregojnë shkarkimet që ai bëri në “Agjencinë Kombëtare të Privatizimeve”, duke mos i qëndruar dhe premtimit të tij se do e mbyllte agjencinë.

“Nuk mbylli Agjencinë, por pati shkarkime dhe vendosja e një bordi të ri me njerëz të tij, për interesa të tij personale. Sikur ta sillte në mbyllje të Agjencisë, vota ime do ishte pro dhe do ta kisha përkrahu si vendim. Ai do që barrën e komplet privatizimeve në Kosovë, t’ia kalojë ish-bordit që shkarkoi. Kjo është e rendë dhe krijon precedentin se i forti bën gjithçka,”- thotë ajo, ndërsa shtoi se: “ Deri më tani nuk kemi asnjë vërejtje apo padi për çfarëdo qoftë, jo më për korrupsion. Sikur këta persona të cilët po shkarkohen të kishin vërejtje apo arsye se pse po shkarkohen unë e para do t’i duartrokisja në parlamentin e Kosovës.

Në fund të intervistës Muliu u shpreh se PDK’ja përmes “Komisionit Parlamentar të Jashtëm” i ka kërkuar Kurti të raportojë në parlament, për punën e bërë deri tani.

“Ne sot përmes Komisionit Parlamentar të Jashtëm i kemi kërkuar të raportojë në parlament. Ne do e kontrollojmë punën e qeverisë Kurti dhe do sjellim në vëmendje gjithë punën që ka bërë. Deri javën tjetër gjithçka do jetë e qartë sa i përket raportimit dhe do e ftojmë në një debat parlamentar, që ai të raportojë Kuvendit për punën që ka bërë dhe të ballafaqohet me pyetjet e deputetëve,” – përfundoi ajo.

Postime të ngjashme

Ananasi është e vetmja frutë që mund të hahet pas vaktit!

D V

Ambasadorja sllovene: Pres me padurim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

D V

COVID-19, 366 raste aktive në Kosovë

D V

Bashkatdhetarët për në Kosovë, pritjet në pikë-kalimin kufitar Merdare deri në tri orë

D V

CNN i bën jehonë lajmit se Biden do të pranojë medalje presidenciale në Kosovë

D V

Konjufca: Ndajmë dhembjen dhe keqardhjen e thellë me Turqinë mike për jetët e humbura

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...