Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Maqedoni Opinion Rekomanduar TOP LAJM

Musliu / Apo frikësohet Mickoski se maqedonasit mund do të bien nën 50%, apo se shqiptarët do të rriten mbi 30% !

Koment / Bexhet Musliu / Drejtor i Agjencisë Zhurnal.mk

Shkup, 27 mars – Procesi i regjistrimit në Maqedoninë e Veriut ka ngjallur reagime të ndryshme. Shqiptarët janë mobilizuar maksimalisht që edhe njëherë të dëshmojnë se sa janë të vlefshëm për të ardhmen e këtij shteti, ndërsa maqedonasit vazhdojnë të çorientuar të sillen në këto rrethana. Nga procesi i regjistrimit në diasporë thuajse janë regjistruar mbi 150 mijë qytetarë, ndërsa nga vendet ku më së shumti janë regjistruar kryeson Zvicra, Gjermania, Italia etj, ku kryesisht jeton diaspora shqiptare, ndërsa më së paku Kanadaja, Australia e SHBA ku jeton një shumicë më e konsiderueshme e diasporës maqedonase.

Deri më 21 prill priten të regjistrohen më shumë se 300 mijë qytetarë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjenden jashtë vendit, ndërsa  nëse këta qytetarë nuk mund të regjistrohen vetvetiu, atëherë regjistrimin e tyre mund ta bëjnë të afërmit, të cilët ndodhen në Maqedoninë e Veriut gjatë realizmit të procesit të regjistrimit. Procesi i regjistrimit në vend fillon nga 1 prill dhe zgjat deri më 21 prill.

Kjo situatë paniku, ka shkaktuar reagime të shumta. Partitë opozitare maqedonase me çdo kusht duan ta ndërpresin procesin e regjistrimit dhe kjo krijon përshtypjen se ata po frikësohen se shqiptarët mund të dalin mbi 28 ose 30 për qind.

Opozita maqedonase fillimisht ka reaguar kundër thirrje të politikanëve shqiptarë nga Kosova e Shqipëria të cilët apelojnë deri te diaspora shqiptare që të regjistrohet pasivisht. Këto thirrje liderët e opozitës maqedonase i kanë vlerësuar si ndërhyrje në punët e brendshme, ndërsa akuzojnë se regjistrimi është shndërruar në operacion politik, në vend se të jetë statistikor, andaj edhe kanë kërkuar urgjentisht anulimin e regjistrimit.

Nga partia në opozitë “E Majta” akuzojnë se problem shtesë paraqet edhe numri i madh i letërnjoftimeve për të cilat ka dyshime se u janë shpërndarë në rrethana të dyshimta shtetasve të Kosovës, e që në fakt është e kundërta. Opozita shqiptare akuzon se pushteti me të madhe iu ka dhënë nënshtetësi maqedonasve nga Shqipëria e Kosova, ndërsa nuk iu jep nënshtetësi shqiptarëve që janë të lindur në Maqedoninë e Veritu vetëm e vetëm se janë shqiptarë.

Opozita maqedonase VMRO-DPMNE akuzon se për shkak të pandemisë duhet që regjistrimi të shtyhet për në vjeshtë, kur regjistruesit do të mund të imunizohen me vaksina kundër koronavirusit, ndërsa tonet e kryetarit të saj, Hristijan Mickoski janë kërcënuese për politikën në vend.

“VMRO-DPMNE nuk do t’i njohë rezultatet, nëse vendosin të vazhdojnë procesin me forcë”, ka thënë Mickoski.

Kjo deklaratë e fuqishme e kreut të opozitës maqedonase në Maqedoninë e Veriut ka bërë që kryeministri aktual Zaev të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me Mickoskin, ndërsa mundësitë janë të mëdha që të ketë një një koalicion të gjerë, ndërsa opozita kërkon qeveri të ekspertëve.

Lidhur me regjistrimin e diasporës, Mickoski thekson se në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ketë terminale të gjurmëve të gishtave dhe se kjo do t’i japë një përgjigje popullatës që janë rezidentë brenda vendit.

Mbi të gjitha opozita maqedonase kërkon që të deklarojë se i gjithë ky bllokim nuk është kundër shqiptarëve, por ky është një operacion statistikor.

Por a është në të vërtetë kështu!

Në Maqedoninë e Veriut në çdo cilik zgjedhor në listën e atyre që duhet të votojnë janë të shënuar mbi 1.8 milionë votues, ndërsa popullata e vitit 2002 konsiderohet se është 2 milionë. Por, duke parë numrin e popullatës që kanë dalë jashtë shtetit, i bie që në vend të jenë afër 1.5 milionë banorë. Gjithashtu janë afër 300 mijë qytetarë të cilët kanë marrë nënshtetësi të huaja dhe thuajse aspak nuk janë të interesuar për vendlindjen e tyre. Me këtë matematikë i bie se mbi 150-200 mijë votues janë fiktiv në listën zgjedhore, e që fatkeqësisht nuk u verifikuan asnjëherë. Procesi i regjistrimit është shumë i rëndësishëm sepse do të japë pasqyrë të qartë se sa qytetarë ka ky vend, sa prej tyre janë jashtë dhe sa prej tyre duhet të jenë në listat zgjedhore. Nga ky proces i regjistrimit më së shumti frikësohen partitë maqedonase, të cilët në terren të pakontrolluar në lindje të vendit kanë dalë triumfues absolutë në zgjedhje duke e rritur edhe numrin e votuesve.

Ky proces i regjistrimit do të dëshmojë se sa maqedonas janë në këtë shtet, sa prej tyre janë deklaruar bullgarë, sa prej tyre torbeshë ose serbë dhe sa të tjerë në pakica të tjera, e që i bie që numri i maqedonasve etnik të zvogëlohet nga ai i vitit 2002. Ndërsa numri i shqiptarëve, sigurisht që pritet të shënojë rritje.

Kjo situatë paniku është evidente gjithmonë kur nuk iu shkon përshtati maqedonasve. Andaj, ata me çdo kusht kërkojnë që regjistrimi mos të ndodhë. Këtë nuk duhet ta lejojnë partitë shqiptare, sepse motivimi i shqiptarëve për të treguar sa në të vërtetë janë, është më i madh se tjera here. Nëse ky proces politizohet dhe dështon sërish, zhgënjimi i popullatës do të jetë më i madh se kurdoherë. Sidomos shqiptarët në diasporë do të zhgënjehen me politikan në këtë shtet, duke u demoralizuar dhe duke mos dalë më kurrë të regjistrohet, të votojë ose të interesohet për këtë vend.

Nismat e opozitës maqedonase janë reflektim i panikut dhe zhgënjimit të tyre nga e vërteta që do të dalë në shesh, e prandaj të gjithë partitë shqiptare kësaj radhe duhet të jenë të unifikuara dhe mos të lejojnë dështim të sërishëm.

Postime të ngjashme

​Shoqatat e luftës në Dukagjin: Flamuri serb në Koshare – provokim për shqiptarët

Dafina Vidishiqi

Ganimete Musliu pyet: Kah po shkon ky vend?

Dafina Vidishiqi

Presidentja Osmani: Nuk kemi nevojë për një non-paper t’na tregojë çka të bëjmë

Dafina Vidishiqi

Agim Veliu tërë mllef pas shkarkimit, e quan maskaradë dhe lojë të ndyrë të Abdixhiku

Dafina Vidishiqi

Kosova në OKB edhe pa njohje nga Serbia

Dafina Vidishiqi

Merovci: Rugova ka qenë menaxher shumë i dobët

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...