Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Musliu: Artan Grubi, sot është 28 nëntori dita e flamurit dhe UÇK-së, jo dita e drurit !

Zhurnal Ads

Shkup, 28 nëntor, Zhurnal.mk – Përderisa në gjithë shtetet shqiptare, me ceremonia madhore po shënohet, festohet dita e flamurit, zëvendëskryeministri i parë shqiptar, Artan Grubi, gjatë kësaj dite, ka zgjedh të mbjellë dru, duke shënuar ditën e flamurit, 28 nëntori.

Ja çfarë për ditën e 28 nëntorin, festën e Ditës së flamurit, ka bërë Zëvendëskryeministri i parë Shqiptar, Artan Grubi.

“Një falënderim i veçantë për dy miqtë e mi, Ardianin drejtorin e ndërmarrjes publike Parqe dhe Gjelbërime në qytetin e Shkupit dhe Visarin, kryetar i komunës së Çairit që bashkë po e bëjnë komunën tonë më të gjelbër se kurdoherë. Kjo është mënyra më e mirë për të shënuar Ditën e Flamurit, përmes punës, përmes mbjelljes së këtij vargu të drunjëve gjethembajtës në Çair.

Apeloj edhe deri tek kryetarët e tjerë të komunave që në mënyrë të tillë aktive të shënojnë këtë festë të madhe kombëtare dhe e njëjta të kthehet në një traditë për të gjithë ne.”, ka shkruar Grubi në fejsbuk profilin e tij.

Pas këtij aktiviteti, filluan menjëherë reagimet, kritikat ndaj Grubit, duke e rikujtuar se sot nuk është dita e drurit, por dita e flamurit kombëtar, 28 nëntori.

“Grubi, sot më 28 nëntor, në festën e ditës së flamurit kombëtar, nuk kontribuohet për rritjen e gjelbërimit në Çairin e Shkupit. Çairi në Shkupit në mënyrë permanente punon në ngritjen e sipërfaqeve të gjelbra, dhe atë në ditët e pranverës, si dhe në vjeshtë por rikujtoj Grubin se dita e drurit është me 30 nëntor, dhe jo me 28-Nëntor !…VAJ halli me këta funksionar tanë..”, ka shkruar, afaristi Bexhet Musliu në fejsbuk profilin e tij.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pritje të gjata për kthim të mërgimtarëve në vendkalimin Serbi-Hungari

T E

Nikolovski përgënjeshtron zërat se do t’i zë vendin Mickoskit në krye të VMRO-së

T E

Sot shpallet aktgjykimi për të akuzuarit në rastin “Shuplakat në Qendër”

E.E.

Besimi: Pas miratimit të rebalancit do të fillojë zbatimi i masave nga pakoja e katërt

T E

Ministri Shaqiri priti në takim ambasadorin sllovak, Markush: Diskutohet përvoja e digjitalizimit

E.E.

Në Shkup janë sanksionuar 278 shoferë, 30 ishin pa patentë shoferi

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...