Agjencia Zhurnal.mk

Musliu: Është e pamundur bërja e koalicionit e të gjithë partive opozitare shqiptare

Shkup, 8 janar, zhurnal.mk – Analisti politik, Albert Musliu në një prononcim për “Sloboden Peçat” ka theksuar se bërja e një koalicioni nga të gjitha partitë e opozitës shqiptare është e pamundur, transmeton Zhurnal.

Por ai mendon se disa prej tyre do të konsolidohen para zgjedhjeve.

“Bëhet fjalë për matematikë politike. Unë mendoj se të paktën dy parti do të koalicionojnë sepse sondazhet e justifikojnë atë”, tha Albert Musliu.

Ndryshe, deri në fundjavë Aleanca për Shqiptarët do të kumton se me cilën parti do të bën koalicion parazgjedhorë (Alternativa apo Lëvizjen Besa). Koalicioni trepalësh është i pamundur sepse nga partia Alternativa kanë qenë kategorik se nuk dëshirojnë një koalicion të tillë sepse Lëvizjen BESA e konsiderojnë si filiale të BDI-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...