Shkup, 30 nëntor, zhurnal.mk – Analisti politik, Albert Musliu në studio 10 në TV24 tha se sjellja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për hyrje në BE është joevropiane dhe në dëm të të dyja vendeve, transmeton Zhurnal.
“Nuk e di pse bëjmë aq person të rëndësishëm nga Karakaçanov. Ai po bën atje PR fushatën e tij. Për disa çështje edhe pse dëshirojmë, nuk mundemi të negociojmë. Ndjenja juaj dhe identiteti nuk janë çështje administrative. Nuk mund të gjithë të bëhemi ekspertë për histori dhe linguistikë. Sjellja e Bullgarisë është joevropiane dhe e dëmshme për të dyja vendet. Nuk duhet të biem pre e atyre provokimeve, sepse e ngrisim reitingun e politikanëve atje”, vlerëson Musliu.