Kosovë

Musliu për aksionin e policisë në Karaçevë: Krimit t’i këputen këmbët, bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnistohen

Zhurnal Ads

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka përgëzuar aksionin e mbrëmshëm nga Policia e Kosovës, në Karaçevë.

Musliu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se presioni qytetar e publik, angazhimi i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit bëri që krimit t’i këputen këmbët mbrëmë në Karaçevë.

Sipas saj, bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnistohen, por siç tha ajo policët e arrestuar nuk kanë vend në Policinë e Kosovës.

Lexojeni postimin e plotë të deputetes Musliu:

“Aksioni i mbrëmshëm në Karaçevë tregon më së miri se qytetarët e Kosovës duhet të jenë aktiv dhe të zeshëm kundër krimit dhe të keqes.

Presioni qytetar e publik, angazhimi i pakursyer i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit bëri që krimit t’i këputen këmbët mbrëmë në Karaçevë.

Pozitë e Opozitë duhet ta mbështesin këtë aksion dhe t’i inkurajojnë Policinë e Kosovës që mos të hezitojnë të jenë në shërbim të vendit edhe atëherë kur duhet të ballafaqohen me kolegët e tyre.

Lista e pjestarëve të policisë të përfshirë në krim duhet të bëhet publike me emër e mbiemër dhe jo vetëm me iniciale.

Bandat kriminale nuk duhet të mbrohen e amnestohen. Bëjeni sa ma shpejt publike identitetin e plotë të tyre dhe kontratat e tyre me Policinë të shkëputen menjëherë. Soji i tyre s’ka vend në Policinë e Kosovës.

Respekt për ata policë që mbrëmë  morën pjesë në aksion, në Karaçevë.

Ata i bënë nderë vetes, familjeve të tyre dhe Shtetit të Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Policia e Kosovës të premten rreth mesnatës ka realizuar një aksion të madh në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, ku u arrestuan 33 persona të dyshuar, në mesin e tyre 10 zyrtarë policorë, si dhe u sekuestruan aparate të lojërave të fatit dhe prova materiale që dyshohet se ishin përdorur në aktivitete kriminale.

Po ashtu, në këtë aksion, u rrënuan edhe 12 objekte ku zhvillohej veprimtaria e bixhozit dhe lojërave të fatit.

Postime të ngjashme

Rama-Vuçiqit: S’ka shanse për luftë, Kosova shtet i pavarur

S.B.

Kosova duhet t’i mbushë dhomat e specializuara me kallëzime penale

S.B.

Ndërpritet mësimi në shkollën “Faik Konica” – katër arsimtarë me COVID-19

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...