Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Musliu: Përplasje deklaratash mes presidentit bullgar dhe maqedonas, problem artificial

Shkup, 3 mars, Zhurnal.mk – Çështja e pakicës bullgare në Maqedoninë e Veriut ka përplasur krerët e dy shteteve në prag të censusit që po zhvillohet në Shkup. Presidenti i Bullgarisë ka kërkuar që shërbimet bullgare të mbrojnë pakicën bullgare në shtetin fqinj, të cilët sipas tij sulmohen dhe keqtrajtohen nëse deklarohen si bullgarë.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili thotë se është tejet e pazakontë që një vend anëtar i NATO-s të përpiqet të angazhojë shërbimet brenda territorit të një vendi tjetër të NATO-s.

Deklaratat që kanë shkëmbyer në distancë presidenti bullgar dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, analisti Albert Musliu në Shkup i lidh me situatën parazgjedhore në Bullgari.

Sipas z. Musliu në RMV nuk ka pasur asnjëherë numër të konsiderueshëm të komunitetit bullgar por e gjithë cështja është artificiale.

“Është fakt se një numër i konsiderueshëm qytetarësh e kanë marrë shtetësinë bullgare me qëllim që të merrnin pasaportën. Kjo është prezente si dukuri në të gjitha vendet e rajonit. Para vitit 1990 paradoksalisht nuk ka pasur bullgarë të deklaruar”, tha ai.

Maqedonia e Veriut ka filluar regjistrimin e diasporës, të burgosurve dhe stafit diplomatik nga 1 marsi dhe deri tani, janë regjistruar 18 mijë qytetarë. Censusi brenda territorit fillon më 1 prill.

Analisti Albert Musliu thotë se për herë të parë bullgarët do të kenë mundësi që të deklarohen si të tillë pas marrëveshjes për fqinjësi të mirë të nënshkruar në vitin 2017.

Postime të ngjashme

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...