Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Musliu: RMV nuk mund të presë shumë nga presidenca e Portugalisë, Gjermania do të ushtrojë ndikimin e saj

Shkup, 7 janar, Zhurnal.mk – Për dallim nga presidenca gjermane, RMV nuk mund të presë shumë nga presidenca e Portugalisë për sa i përket zgjerimit, thotë analisti politik, Albert Musliu. Megjithatë, sipas tij, përparësia qëndron aty se edhe paraardhësi, por edhe pasardhësi i presidencës marrin pjesë në përgatitjet e presidencës, kështu që Gjermania do të ushtrojë ndikimin e saj. Vendit i mbetet të punojë dhe të angazhohet në imponimin e nevojave dhe interesave të veta në agjendën e Portugalisë, sqaron Musliu.

“Mendoj se nëse diplomacia jonë, insiston, lobon sa duhet, prezanton rastin tonë së bashku edhe me Shqipërinë, mendoj se mund të rezultojë edhe me intensifikimin e nevojës për zgjerim në UE. Fillimisht, përkundër asaj që kishte Gjermania, e cila e kishte në prioritetet e veta zgjerimin, Bullgaria që kishte në prioritetet e veta zgjerimin, Portugalia nuk e ka. Është shtet i cili kufizohet me UE-në, nuk ka ndonjë interes specifik për ndonjë shtet për zgjerimin e UE-së ndaj ndonjë shteti, ashtu që mendoj se do të ketë pak më shumë punë dhe diplomacia edhe e jonë edhe e shteteve mike tonat me qëllim që kjo çështje mos të harrohet dhe të mos anashkalohet.”,- deklaroi analisti politik, Albert Musliu.

Megjithatë, Musliu është optimist se pas përfundimit të zgjedhjeve në Bullgari do të bien tensionet mes palëve dhe gjatë kryesimit të Portugalisë me Bashkimin Evropian të miratohet korniza për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në.

“Pres në momentin kur do të mbarojnë zgjedhjet në Bullgari, mendoj se do të relaksohet pak edhe relacioni i Bullgarisë me Maqedoninë nga ana tjetër e shohim se si ka ra intensiteti e si të them i fjalosjeve ndërmjet dy palëve. Kishim pardje Karakaçanovin i cili filloi prapë me disa qëndrime provokuese, por mendoj se ato janë pjesë e fushatës parazgjedhore, ashtu që pas kalimit të zgjedhjeve në Bullgari mendoj se edhe tensionet do të zbuten.”,- theksoi për TVM2, analisti politik, Albert Musliu

Postime të ngjashme

Berisha: Ndalni tërbimin e policisë kundër protestuesve paqësorë shqiptarë në Shkup

T E

Mariçiq: Kjo është një ditë e madhe për shtetin ligjor dhe për sundimin e së drejtës

T E

Spasovski: Hetimi duhet të dëshmojë ku është lëshimi dhe nëse dikush i ka ndihmuar Mijallkovit

T E

Zhurnal mëson / BDI nesër mbledh kryesinë në Reçicë të Vogël

Bexhet Musliu

Todorov i drejtohet Mickoskit: Ik, derisa unë luftoja kundër Zaevit ti ndërtoje hidrocentrale

T E

Arjanit Hoxha takim pune me kolegun e tij turk, Bekir Pakdemirli

Bexhet Musliu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...