Shkup, 22 nëntor, Zhurnal.mk – Pas publikimit të fotografisë të kreut të bdi-së, Ali Ahmeti i ulur në një vetur luksoze, me rastin e Ditës së Alfabetit shqip, e cila u shpërnda mbrëmë shumë nga simpatizantët e BDI-së, në rrjetet Social, ka reaguar afaristi Musliu.
Sipas Musliut, kreu i BDI-së me rastin e Ditës së Alfabetit më mirë Ahmeti në këtë ditës në vend që të shënojë fillimin e punimeve në ndonjë shkollë ose përfundimin e një të ngjajshmes, ai lejon bashkëpartiakët që t’i shkrepin një foto në makinë super luksoze pa asnjë lloj kuptimi.
“Mbrëmë rrjetet sociale u pushtuan nga një foto e liderit të BDI-së Ali Ahmeti i cili qëndronte ulur brenda një makine super luksoze gjatë vizitës që i bënte qytetit të Dibrës me rastin e shënimit të një prej eventeve me rastin e Ditës së Alfabetit shqip.
Por krahas shpërndarjes me të madhe nga simpatizantët e partisë së tij, nuk është llogaritur aspak efekti negative i fotos në një makinë super luksoze e që për një prijës të luftës së UÇK-së duket se nuk i shkon, e më së paku me rastin e shënimit të Ditë së Alfabetit shqip, ku në këtë ditës në vend që të shënojë fillimin e punimeve në ndonjë shkollë ose përfundimin e një të ngjajshmes, ai lejon bashkëpartiakët që t’i shkrepin një foto në makinë super luksoze pa asnjë lloj kuptimi.
Ndoshta do të ishte më e rrugës që Ahmeti të kishte mbledhur të gjithë ish funksionarët dhe funksionarët aktual për t’iu kërkuar llogari se deri ku qëndron zbatimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet në këtë Ditë të Alfabetit shqip, ose ku ka ngecur përdorimi i të njejtës dhe të dëgjojë nga afër se përdorimi i saj në shumë institucione është barazim me zero.
Politika e gabuar e Piarit të bashkëpartiakëve të tij gjithnjë e më shumë sjellë gafe të shumta vetëm për të dëmtuar imazhin e liderit të formësuar tash e 20 vite në skenën politike por edhe më parë në atë të luftës dhe më herët në Lëvizje të ndryshme.
E për të dëmtuar edhe më shumë në aspektin e asaj që rinia e vendit që qëndron në pushtet tash e 20 vite po endet në rrugët e diasporës për një jetë më të mirë kurse ata të paktë që kanë mbetur ende janë nën mëshirën e bashkëpartiakëve të tij me shpresë se edhe këtu do të bëhet mirë, por si duket sjellja e imazheve të ngjajme ku lideri rri ulur në një makinë super luksoze dhe rinia ende mbetet në kërkim të vendit të punës jo vetëm që dëmton imazhin e tij por e gjuan në ujë edhe atë pak mund e sakrificë të realizuar nga vet ai tash e shumë vite.”, ka shkruar Musliu në profilin e tij, në rrjetin Social Fejsbuk.
