Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Musliu: “Skandal”, Aktorja e famshme Marilyn Monroe i’a ndërton Grubit ueb faqen e MPSOZ

Shkup, 23 nëntor, zhurnal.mk – Kompania Anet Network Solution nën pronësi të Bexhet Mulsliut sot ka zbuluar një skandal në ueb faqen e re të Ministrisë për Sistem Politik që u lansua sot në publik që qytetarët të informohen për aktivitetet e kësaj ministrie.

Sipas informacioneve të Anet Network Solution, ueb faqja e kësaj ministrie është një ueb faqe e gatshme me vlerë “50 euro” ose e “pa blerë” dhe me pak adaptim e lëshuar në funksion.

“Gjatë hulumtimit, konstatova se në ueb faqen e publikuar është referenca e kompanisë të cilën dhe ua ka dorëzuar si projekt këtij dikasteri. Mirëpo kompania e cila thirret si referencë aty Anet ka hasur në informacione të çuditshme, në të cilën shkruan se pronarja e kompanisë është aktorja e famshme Marilyn Monroe”, shprehet pronari i Anet Network Solution, Bexhet Musliu.

Ueb Faqja e cila sot u lansua nga Ministria për Sistem Politik është skajsmërisht e varfër për qytetarët të cilët duhet të marrin informacione, por në të njejtën thuajse ka shumë pak informacione, e sidomos informacionet me karakter publik.

Ja më poshtë një fotografi e stafit të kompanisë në fjalë e cila figuron me seli në qendrën tregtare Mavrovësja, më tepër nën linkun: https://fv.mk



Postime të ngjashme

Hristijan Mickovski: Kemi dështuar të ballafaqohemi me krimin dhe korrupsionin

N E

Hoxha: Deri më 15 qershor do të paguhen gjitha subvencionet për bujqit

R Zh

Stevo Pendarovski: Ndryshim i kufijve të Ballkanit do ta destabilizojë rajonin

N E

Prokuroria do ta ankimojë vendimin për paraburgim e Dragi Rashkovskit

N E

Dragi Rashkovskit i caktohet arrest shtëpiak

N E

Zgjatet afati i aplikimit për vasinim të gazetarëve deri më 23 prill

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...