Agjencia Zhurnal.mk

Mustafa bisedon me zyrtarët e Parlamentit Evropian, i njofton ata për situatën politike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se sot gjatë ditës ka pasur një video-konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të Partisë Popullore Evropiane.

Mustafa ka thënë se kanë biseduar për situatën e krijuar nga coronavirusi si dhe për zhvillimet politike, transmeton Telegrafi.

“Sot kisha një video konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, z. Andrey Kovatchev, z. David McAllister, z.Lukas Mandl dhe z.Patrick Voller. Së bashku me mua ishin z. Avdullah Hoti dhe z. Valon Halimi, i cili koordinon bashkëpunimin e LDK-së me EPP.  Biseduam për mënyrën se si po e përballojmë situatën me COVID-19, për zhvillimet politike në javët e fundit dhe zhvillimet që pritet të ndodhin”, ka shkruar ai në Facebook.

I pari i LDK-së, ka thënë se janë të bekuar që kanë miq në Bashkimin Evropian.

“Ndamë qëndrimin se LDK dhe EPP promovojnë vlera të përbashkëta dhe se LDK-ja mbetet partner i EPP-së në rrugën e Kosovës drejt BE-së.  Jemi të bekuar që kemi miq të tillë në BE, të cilët do të na qëndrojnë në krah edhe në të ardhmen për të lehtësuar integrimin evropian të Kosovës”.

Sot kisha një video konferencë me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe të EPP-së, z. Andrey Kovatchev, z. David…

Posted by Isa Mustafa on Friday, April 17, 2020

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...